“Nuk do ju rrahim, as nuk ju mbysim”, Lukashenko takohet me emigrantët në kufi: Shkoni në perëndim nëse doni, nuk ju ndalojmë

0
120

Udhëheqësi i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko u tha migrantëve të bllokuar në kufirin me Poloninë të premten se vendi i tij do t’i ndihmonte ata të kthehen në shtëpi nëse dëshirojnë, por nuk do t’i detyrojë.

Mijëra migrantë të ardhur nga vendet e Lindjes janë në kufirin midis Bjellorusisë dhe Polonisë dhe po kërkojnë që të lëvizin në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, raporton Reuters..

“Për ata që duan të shkojnë në shtëpi, ne do t’i ndihmojmë “, tha Lukashenko gjatë një vizite në një kamp të improvizuar emigrantësh gjatë ditës së sotme. “Por ne nuk do t’ju shtyjmë. Kjo nuk është e drejtë”, shtoi ai.

Lukashenko theksoi se ata nuk do të luajnë me fatin e tyre. “Nëse doni të shkoni në Perëndim, ne nuk do t’ju ndalojmë, nuk do t’ju mbysim, nuk do t’ju rrahim”, tha ai. “Është në dorën tuaj. Kaloni matanë. Shkoni”, tha ai.

Ai paralajmëroi se kriza e migrantëve, nëse nuk zgjidhet tani, do të bëhet edhe më e madhe. Bjellorusia ka filluar të kthejë disa emigrantë në shtëpi, por është ende në pritje të një përgjigjeje të BE-së nëse do të pranojë 2,000 njerëz që presin në kufi me Poloninë.