Kivanç Tatlitug është një nga personazhet më të famshëm në Turqi, por jo vetëm.
Përveç se shumë i suksesshëm, ai është dhe një nga meshkujt më të lakmuar nga vajzat.
Pikërisht pamja e tij e jashtme ka bërë që ai fillimet e tij t’i ketë në modeling.
Shpesh ai është bërë pjesë edhe e reklamave të ndryshme dhe së fundmi ai ka zgjatur kontratën me një firmë shumë të njohur veshje në Turqi dhe bashkë me zgjatjen e kontratës është rritur dhe shuma që aktori do të paguhet nga kjo firmë.
Sipas ndryshimeve në kontratë Kivanç Tatlitug do të fitoj gjithsej 1 milion euro në vit shkruajnë mediat turke.
Një burim i mirë shtesë për të ardhurat për këtë aktor kaq popullor.
© SYRI.net