Vajzë e llastuar! Ditëlindja ka thuajse 1 javë që ka kaluar, por dhuratat për Kylie-n s’paskan ndërmend të ndalen!

0
351

Pesë ditë më parë, ylli i “Keeping Up With the Kardashians”, Kylie Jenner, festoi ditëlindjen e saj.

Ajo mbushi 23-vjeç dhe sigurisht që festa e ditëlindjes së saj filloi një javë më herët sesa data në të cilën ka lindur.

Por duket se kjo “traditë”, përsëritet edhe pas ditëlindjes, pasi Kylie ende feston edhe një javë pas ditës së shënuar.

Në shtëpinë e saj vazhdojnë të vijnë dhurata, kryesisht të preferuarat e 23-vjeçares, buqetat e mëdha me lule.

Kylie s’ka vonuar të ndajë në InstaStory surprizat e bukura që ia kanë bërë zemrën mal, teksa na mori mendjen me lulet shumëngjyrëshe e buqetat super të mëdha.

  

Tashmë, shtëpia e saj e mbushur me lule është bërë si një kopsht botanik dhe 23-vjeçarja s’mund të ndihej më e lumtur se kaq.

 

Një urim për ditëlindjen e Kylie-t s’mund të linte pa e bërë edhe babai i Stormi-t, Travis Scott, i cili me postimet e tij ndriti edhe më shumë pikëpyetje për marrëdhënien e tyre.
icon style