“Nuk do të më tretë dheu po të vdes vetëm për vajzën”, flet mikesha e 37-vjeçares që u masakrua me thikë nga ish-bashkëshorti në Itali

0
89

Mikesha e 37-vjeçares shqiptare Vera Myrta që u vra bashkë me partnerin e saj me thikë nga ish-bashkëshorti në Itali, ka treguar se ish-burri e dhunonte të ndjerën edhe ne sy të fëmijëve.

Viron Karabollaj , 40 vjeç, është autori i masakrës në Spinea të Italisë, ku vrau me thikë ish bashkëshorten e tij Mynevere Karabollaj ose Vera Myrta , 37 vjeç dhe të dashurin e saj Flonino Merkuri , 23 vjeç.

Vironi u gjet i vdekur pasi vrau ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj të ri në mbrëmjen e së dielës 20 nëntor në një shtëpi në Spinea , në zonën e Venedikut .

Sipas mikeshës Vera dhunohej brutalisht nga ish-bashkëshorti.

Në një intervistë për emisionin “Zemër të Hapur”, në Neës 24 mikesha e 37-vjeçares ka treguar historinë se njohjes së Verës me ish-burrin dhe torturat që ajo ka kaluar prej tij.

“Ia prezantuan. Vironi në atë kohë jetonte në Greqi. Vera i është bashkuar pas martese. Ajo punonte aq shumë, në Greqi ishin pa letra. Vera punonte 12 orë. Mund të ketë qenë shtatzënë punonte dhe hanin të katërt, mbante bashkëshortin , kunatin dhe kunatën. Nuk e di sa ka zgjatur kjo periudhë. Është sakrifica më e madhe që ka bërë një femër”, ka treguar ajo.

Gjatë intervistës, ajo po ashtu ka treguar edhe për një aksident që Verës i kishte ndodhur në Itali. Sipas saj ish-bashkëshorti e ka rrahur edhe kur ajo ishte shtatzëne.

“Si pasojë e aksidentit u detyrua të bëjë një lindje të detyruar. Viron Karabollaj bashkëshorti e ka fajësuar gjithmonë Verën për këtë aksident. Kur duhet të shkonte tek doktorët atë e shoqëronin gjithmonë vëllezërit. Nuk do më tretë dheu po të vdes, vetëm për Rorën, për vajzën e vogël që e kishte me aftësi të kufizuar. Pavarësisht të gjithave ajo shprehej, e kam babanë e fëmijëve. Mua më tregonte edhe për dhunën. Dhuna fizike ka qenë e vazhdueshme”, ka thënë mikesha e të ndjerës./Abcnews.al/