Nuk i mbijetoi dot dhunës barbare nga grabitësit, humb jetën i moshuari nga Mallakastra

0
83

Ka ndërruar jetë në spital 89-vjeçari Çaush Shehaa, një ditë pasi dy persona e dhunuan dhe i grabitën lekët në banesë.

I moshuari ka ndërruar jetë në spital, pasi nuk u mbijetoi dot plagëve të marrë nga dy të rinjtë.

Këta të fundit u arrestuan sot nga policia në Mallakastër. Të rinjtë Ervis Halimi dhe Musa Gudo, nën kërcënimin e armës grabitën me dhunë të moshuarin, duke marrë një shumë parash.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi F. Ç., 16 vjeç, banues në Roskovec, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarri tip automatik me një krehër me fishekë me të cilën dy të rinjtë terrorizuan të moshuarin.

Asqeri cela dhe Astrit cela qe e kane dajo 89 vjecarin kane treguar se i afermi i tyre eshte dhunuar ne menyre barbare nga grabitwsit ,ne te gjithe trupin ka pasur hematoma nderkohe ai jetonte i vetem ne banese me bashkeshorten e tij te semure nga skleroza nderkohe qe 4 femije te martuar te 89 vjecarit ndodhen ne emigrim jashte vendit.Ky eshte rast i perseritur kane then familjaret e tij pasi ka ndodhur edhe nje her tjeter kur i kane vjedhur ciften por skane gejtur para.Te aferm te te moshuarit kane kerkuar te vihet ne vend drejtesia dhe te marrin denimin e merituar per autoret e kesaj vrasje te shemtuar.