Nuk iu bind policisë dhe hodhi në tokë pistoletën, në kërkim 27 vjeçari, nën hetim dy të tjerë

0
851

Një 27 vjeçar është shpallur në kërkim dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht nga policia e Tiranës pasi nuk i janë binfur urdhrit të uniformave blu për tu ndaluar.

Sipas policisë mësohet se në kuadër të operacionit të koduar “Kodra e diellit”, është shpallur në kërkim I riu i cili nuk iu bind urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin, dhe hodhi në tokë një armë zjarri pistoletë e u largua.

Gjithahstu janë proceduar penalisht 2 shtetas që qarkullonin me një automjet tjetër. Nënë hetim sipas policisë është një 27 vjeçar banues në Laç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë”, pasi nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar automjetin, si dhe një 31 vjeçar, banues në Tiranë, pasagjeri në këtë automjet, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhini i armëve, armëve shpëthyese dhe i municionit”, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet municion luftarak.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al