Nuk mbahet Erion Veliaj, Këlliçi e nxjerr zbuluar si e mashtroi dhe Papa Françeskun në Vatikan

0
82

Kandidati në garën e primareve të Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ka zbuluar një mashtrim të kryebashkiakut aktual Erion Veliaj, jo ndaj banorëve të kryeqytetit por ndaj Atit të Shenjtë.

Në videon e shfaqur nga Këlliçi, Veliaj shfaqet në takim me Papa Françeskun duke i thënë kreut të Vatikanit se ishte ai organizator i vizitës që Papa zhvilloi në Tiranë në 21 shtator të vitit 2014.Videoja e publikuar i përket datës 10 nëntor, ku Veliaj takon Papën në Vatikan.

Siç e shihni në materialin filmik, kryebashkiaku i jep dorën Papa Françeskut duke u prezantuar si kryetari i bashkisë Tiranës, i cili e ka pritur në vizitën e tij të parë në Shqipëri.

21 shtator 2014 është data në të cilën në fakt kreu i Kishës Katolikë ka vizituar Tiranën dhe në atë kohë Veliaj nuk ka qenë kryetar bashkie pasi këtë post e kishte Lulzim Basha.

Sipas deputetit demokrat Belind Këlliçi, një gënjeshtër e tillë ka ulur besueshmërinë e shqiptarëve te përfaqësimi, fjala dhe angazhimi publik.

Duke e quajtur një referencë negative, Këlliçi shprehet se i emëruari i Ramës po përdor siglën e PS për të marrë votat e socialistëve, të cilët sipas tij i shikonte me dylbi kur ishte kryetar i Partisë G99.