Nuk u mbyt me litar, detaje të reja nga vrasja e biznesmenit shqiptar në Greqi, babë e bir: Ishim të detyruar, na sulmoi në gjendje të dehur

0
71

Detaje të reja janë mësuar nga vdekja e biznesmenit 46-vjeçar me origjinë shqiptare, baba i tre fëmijëve të mitur, i cili u gjet i pajetë mëngjesin e djeshëm , në zonën mes Psinthos dhe Afandos.
Sipas deklarimeve të mëtejshme nga ana e autorit 53 vjeçar i cili punonte si hotelier, rezulton se vdekja e shqiptarit nuk ka ardhur nga mbytja me litar por nga goditjet pas koke.

Ekspertiza mjeko-ligjore e provoi një gjë të tillë. Ndërkohë që për vdekjen tragjike të bizesmenit shqiptar, të akuzuar janë, hotelieri 53 vjeçar nga Rodosi dhe djali i tij 20 vjeçar, të cilët mësohet se veprimin e rëndë e kanë bërë për shkaqe financiare pasi i detyroheshin një shumë parash të papaguara prej vitit 2019.

Por në deklarimet e tyre, babë e bir thanë se ngjarja kishte qenë si pasojë e një incidenti, pasi sipastyre biznesmeni shqiptar i kishte sulmuar të dy duke qenë në gjendje të dehur.