Radhët që krijohen në të vetmen poliklinikë të specialiteteve në qytetin e Elbasanit, kanë vështirësuar së tepërmi situatën, kryesisht të të moshuarve që presin të marrin shërbimin shëndetësor.
Pritjes në radhë, po t’i shtosh edhe temperaturat e larta të këtyre ditëve të nxehta, e bëjnë akoma edhe më të vështirë pritjen.
Pas vizitës te mjekët e familjes, kjo është e vetmja poliklinikë ku kryhen ekzaminimet dhe analizat për të gjitha llojet e shqetësimeve shëndetësore, që paraqesin pacientët.
Numri i lartë i vizitave ditore, si dhe numri i kufizuar i mjekëve, të cilët shërbejnë jo vetëm në poliklinikë, por edhe në spitalin rajonal të Elbasanit, shikohen si shkaktarët kryesorë të kësaj situate në krijimin e radhëve të pritjes
A2