Nusja i vrau veten duke pirë fotoksinë, vjehrra në lot: Ka pasur ngarkesë në shkollë, se kanë lënë rehat

0
401

Një ngjarje e rëndë u shënua ditën e djeshme në Lushnjë, ku një vajzë 18-vjeçare i dha fund jetës, duke pirë fostoksinë.

Policia raportoi se shkak për aktin e rëndë që ka ndërmarrë Bruna M. kanë qenë konfliktet vazhdueshme me bashkëshortin e saj, 24-vjeçarin me iniciale E. Drajci.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme familjarët e djalit, përkatësisht mamaja e tij, Sajmira Drajci, tha se vajza ka qenë e ngarkuar në shkollë.

Sipas saj nuk ka pasur asnjë shqetësim familjar, por gjithçka ka qenë nga ngarkesa në shkollë.

“Çfarë na bëri moj çfarë na bëri (qan). Unë nuk kam mirë çunin. Çuni më thotë do të bëj të njëjtën gjë që ka bërë ajo. Ne e mbanim në pëllëmbë të dorës, nuk i mungonte asnjë gjë. Shkoja në punë torturohesha, thoja asaj mos t’i mungojë asnjë gjë. I thoja mos bëj asnjë gjë o Bruna se dy dhoma janë, rri e qetë. E çonim në shkollë, vinte në shtëpi. Goca ka qenë e ngarkuar nga shkolla. Nuk kanë lënë rehat në shkollë”, tha ajo.

 

Top Channel