Nxënësi rreh brutalisht mësuesen në Florida, arsyeja do t’ju habisë

0
74

Një video shqetësuese tregon një nxënës nga Florida duke rrahur një punonjëse brenda një shkolle pasi ajo i konfiskoi pajisjen e video-lojërave “Nintendo Switch”.

Nxënësi 17-vjeçar mund të shihet duke vrapuar drejt mësueses, e cila kthehet dhe e dallon sulmuesin para se ai ta shtyjë në dysheme.

Nxënësi më pas e godet vazhdimisht me grushte e shkelma brenda shkollës së mesme “Matanzas” në Palm Coast, raporton nypost.

Disa punonjës të tjerë që ishin dëshmitarë të sulmit brutal erdhën me vrap dhe e larguan djalin nga mësuesja, e cila u dërgua me urgjencë në një spital lokal. Ajo pritet të shërohet nga plagët e marra.

“Siguria dhe mbrojtja e nxënësve dhe stafit tonë është e një rëndësie të madhe për ne. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet lokale si pjesë e këtij hetimi”, thonë zyrtarët e Shkollës së Qarkut Volusia.

Ndryshe, adoleshenti iu është dorëzuar Departamentit të Drejtësisë për të Mitur dhe është akuzuar për dhunim fizik.