Nxirrte katër fëmijët e saj të lypnin në rrugë/ 37-vjeçarja kërcënon punonjësen sociale, nis hetimi ndaj saj

0
142

Një 37-vjeçare, që nxirrte katër fëmijët e saj të mitur të lypnin në rrugët e Tiranës, është vënë nën hetim.

Gruaja u identifikua në rrugën “Dritan Hoxha”, bashkë me fëmijët. Përpara policisë, ajo ka kërcënuar punonjësen sociale.

37-vjeçarja u vu nën hetim nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Keqtrajtimi i të miturit” dhe “Kanosja”.

rastet  e fëmijëve që shfrytëzohet për të lypur, janë të shumta në çdo rrugë të kryeqytetit dhe jo vetëm. Ndërkohë, policia thotë se do të vijojë me kontrollet kundër kësaj paligjshmërie.

 

Top Channel