Ofendime dhe sharjet në BBV, ulet çmnimi i madh, nga 100 mijë euro shkon…

0
57

Banorët e Big Brother Vip duket e nuk ia kanë vënë “veshin” urdhërave të vëllait të madh, i cili në “prime” e parë njoftoi se për çdo ofendim do uleshin nga çmimi i madh 2 mijë euro.

Ofendimet që kanë banorët VIP në shtëpinë e Big Brother janë bërë shkak që të zbresë shifra e çmimit të madh nga 100 mijë euro në 94 mijë euro.

Ulja e çmimit erdhi nga ofendimet e Luiz i cili ka quajtur disa banorë “budallenj” dhe “njerëz që marrin frymë kot”, e të të tjerëve që kanë ofenduar gjatë javës.

Ndërsa banori që la dje shtëpinë e madhe është Ronaldo.