Organizohet për të dytin vit radhazi “Panairi i prodhimeve Bio”, dominojnë kostumet popullore të Rrajcës

0
36

Në zbatim edhe të rekomandimeve për promovimin e turizmit në çdo cep të Shqipërisë, bashkitë po organizojnë aktivitete të cilat nxjerrin në pah vlerat karakteristike të zonave të tyre.

Për të dytin vit me radhë Përrenjasi solli “Panairin e prodhimeve bio dhe vlerave kulturore” ku pjesën më të madhe e zunë kostumet popullore të Rrajcës.

Qindra qytetarë të mbledhur në këtë panair, jo vetëm shijuan prodhimet dhe gatimet e zonjave të Përrenjasit, por nuk lanë pa kërcyer dhe vallen e famshme të Rrajcës.