Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia italiane me akuzën e “prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike.”
Sipas medieve italiane, operatorët gjatë shërbimit për kontrollin e territorit e kanë ndaluar 32-vjeçarin për një kontroll rutinë. Por në momentin që ai pa ushtarakët ka tentuar të hedhë 3.58 gram kokainë.
Nga kontrolli i mëpasshëm i shtëpisë, policia gjeti rreth 2320 euro të fshehura si dhe materiale të përshtatshme për prerjen dhe paketimin e drogës.
Nga një kontroll më i imtësishëm u gjetën dhe 3000 euro të tjera, sipas medieve italiane.
Lënda narkotike, materiali i gjetur dhe shumat e parave të konsideruara si të ardhura të veprimtarisë së paligjshme, me përfundimin e formaliteteve, i janë nënshtruar sekuestrimit./Abcnews.al/