Pa policët dhe tentoi t’ia mbathte, arrestohet 32-vjeçari në Itali, i gjendet “e bardhë” me vete

0
62

Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia italiane me akuzën e “prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike.”

Sipas medieve italiane, operatorët gjatë shërbimit për kontrollin e territorit e kanë ndaluar 32-vjeçarin për një kontroll rutinë. Por në momentin që ai pa ushtarakët ka tentuar të hedhë 3.58 gram kokainë.

Nga kontrolli i mëpasshëm i shtëpisë, policia gjeti rreth 2320 euro të fshehura si dhe materiale të përshtatshme për prerjen dhe paketimin e drogës.

Nga një kontroll më i imtësishëm u gjetën dhe 3000 euro të tjera, sipas medieve italiane. 

Lënda narkotike, materiali i gjetur dhe shumat e parave të konsideruara si të ardhura të veprimtarisë së paligjshme, me përfundimin e formaliteteve, i janë nënshtruar sekuestrimit./Abcnews.al/