Pamje të frikshme, momenti kur një aligator vret gruan e moshuar

0
83

Një sulm fatal ka ndodhur nga një aligator ndaj 85-vjeçares Gloria Serge në Florida. Në videon e regjistruar duket se e moshuara fatkeqe ka nxjerrë qenin e saj për shëtitje pranë një liqeni. Në një moment, aligatori shfaqet, pa e vënë re 85-vjeçarja dhe nxiton për të kapur qenin e saj.

Mediat amerikane publikuan edhe telefonatat dramatike në polici: “O Zot, aligatori e kapi atë. Një aligator kapi një grua”.

“Sa i madh është ai?” oficeri i policisë që iu përgjigj thirrjes dëgjohet duke pyetur. “Ai është i madh, nuk kam me çfarë ta arrij”, përgjigjet fqinji i frikësuar i 85-vjeçares që pa sulmin.

Duke përshkruar ngjarjen, gruaja thotë se “aligatori kapi qenin dhe e mori gruan e moshuar me të”.

“Më kujtohet që doli në sipërfaqe dhe gulçonte për ajër. I thashë të notonte në një varkë me pedale dhe ajo u përgjigj: Nuk mundem, aligatori po më mban”, tha një banore , 77-vjeçare Carol, siç raportohet nga kanali televiziv lokal WPBF .

Aligatori afërsisht 3 metra i gjatë dhe 300 kilogramë u pikas nga një helikopter i policisë lokale, u kap dhe më pas u eutanizua.