Pamje të trishta/ Deri në 1.5 metër borë, gomerët ngrijnë nga acari

0
177

Turqia është përfshirë nga moti i keq, me reshje të shumta dëbore.

Në rrjetet sociale por qarkullon një video ku shihen disa gomerë që janë lënë jashtë nga pronarët  e tyre në Van, aty ku kushtet e dimrit janë të ashpra dhe trashësia e borës në pjesët e larta i kalon 1.5 metër.

Siç mund ta shikoni disa prej tyre janë ngrirë, vetëm njëri shihet që lëviz.

Reshjet e borës në Van, nisën mbrëmjen e djeshme  dhe e shtuan intensitetin gjatë ditës së sotme.

Trashësia e borës i ka kaluar 5 metra në zonat rurale dhe 1.5 metra në vendet e larta. Transporti për në 1018 vendbanime nuk mund të sigurohej.

Në qytetin ku skuadrat bënë përpjekje të mëdha për hapjen e rrugëve të mbyllura, ishin prekëse pamjet e gomerëve që dridheshin nën dëborë.

Në verë i përdorin për transport por në dimër lihen të ngordhin jashtë nga pronarët.

https://www.facebook.com/watch/?v=646006286442287&t=0