Pamjet e para nga atentati në Kurbin/ Makina shoshë nga plumbat, 55-vjeçari vdiq në vend

0
244

Laçi u trondit mëngjesin e sotëm nga vrasja e biznesmenit  Rakip Roli, i cili u qëllua me breshëri plumbash në vendin e quajtur Sanxhak.

Në pamjet e siguruara nga Ora  News makina me të cilën lëvizte 55-vjeçari është bërë shoshë nga plumbat.

Pasi u qëllua makina  ka lëvizur për disa minuta dhe ka përfunduar në kanal, ndërsa Roli ka gjetur vdekjen në vendin e ngjarjes.

Policia ka rrethuar zonën dhe ka ngritur pika të shumta kontrolli, ndërsa në ndihmë të tyre kanë shkuar dhe 2 grupe të FNSH.

Ora News mëson se në 2011 Rakip Rroli u arrestua pasi u akuzua se së bashku me një person tjetër kishin rrahur për vdekje një person në fshatin Gjormë të Kurbinit.

Atëherë policia njoftoi se të arrestuarit ishin Rakip Roli, 44 vjeç, me banim ne fshatin Sanxhak të rrethit Kurbin dhe Petrit Sana, 46 vjeç, me banim ne fshatin Gjorëm të Kurbinit pasi kishin rrahur dhe goditur me mjete të forta 22-vjecarin me inicialet I.S.

Ngjarja në atë kohë mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta.