Paralajmërimet për stuhi, flota e peshkimit në Durrës pezullohet për tre dit, anijet tërhiqen në port

0
2

Gjiri Durrësit është përfshirë nga një mot i paqëndrueshëm me reshje të dendura dhe stuhi detare. Flota e peshkimit në Durrës ka marrë orientim që për tre ditët në vazhdim të mos dalin me det.

Kapiteneria e përgjithshme detare u ka bërë thirrje edhe anijeve që janë në det të tërhiqen në port, pasi pritet të ketë stuhi të fuqishme detare.

Sakaq edhe anijet e tonazhit të ulet nuk do të dalin në det deri në një urdhër të dytë

Tragetet dhe anijet (tregtare) të tonazhit të rendë vazhdojnë aktivitetin e tyre. Në portin më të madh të vendit është pezulluar puna në sektorin e ngarkim-shkarkimit rifuxhio.

/abcnews.al/