Parashikimi i motit, 2 prill 2022

0
81

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se dita e shtunë do të vijojë të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot të vranët dhe reshje shiu.

Hera-herës reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në zonat malore reshjet do të jenë në formën e dëborës me intensitet të ulët deri mesatar.

Era do të fryjë e fortë dhe me rrahje nga kuadrati i jugut në të gjithë bregdetin dhe zonat luginore me shpejtësi mesatare 2-8m/s dhe maksimale 13-18m/s duke sjellë dhe shtim të dallgëzimit të forcës 4 deri 6 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 8/14 Re shi
Kukës 6/10 Re shi /borë
Lezhë 10/13 Re shi
Dibër 4/10 Re shi /borë
Durrës 8/14 Re shi
Tiranë 9/14 Re shi
Elbasan 8/13 Re shi
Berat 7/15 Re shi
Vlorë 11/16 Re shi
Korçë 4/10 Re shi/ borë
Gjirokastër 7/13 Re shi
Sarandë 8/14 Re shi