Parashikimi I motit për ditën e sotme

0
132

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe me alternime të kthjellimesh në zonën e qendrës dhe veriut deri në orët e mesditës. Më pas mot me vranësira të dendura në të gjithë territorin.

Vranësirat e dendura do të shoqerohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive fillimisht në zonën e jugut dhe më pas reshjet e shiut me intensitet të ulët shtrihen në zonën e qendrës dhe verilindje. Në lartesinë mbi 700 metër në juglindje reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar.  Në relievet e tjera malore në lindje e verilindje të vendit në lartësitë mbi 1000 metër reshje të dobta bore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje  – verilindje me shpejtësi mesatare nga 1 – 7m/s, ndërsa përgjatë vijes bregdetare dhe zonat luginore era relativisht intensive dhe shpejtesi qe arrin deri në 8 – 12 m/s. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:në zona malore -2 deri 6°C,në zona e ulëta 0 deri 12°C,në zona bregdetare 4 deri 12°C