Partizani i papërmbajtshëm! “Demat e Kuq” kanë mposhtur Kukësin e Skënder Gegës me rezultatin e thellë 4-1 në sfidën e javës së 11-të të Kategorisë Superiore.
Kjo është disfata më e thellë e Kukësit në Kategorinë Superiore. Asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur që skuadra verilindore të pësonte 4 gola në Superiore.
Vlen të theksohet fakti se Kukësi pësoi 4 gola vjet në Superkupë ndaj Partizanit në sfidën që përfundoi me rezultatin 4-2, por në kampionat nuk kishin arritur të pësonin asnjëherë 4 gola.
FT: PARTIZANI-KUKËSI 4-1
Asani 38′ , Bitri 48′ , Bardhi 69′ , Mala 79′ (p) / Ibrahimi 90′ (p)
Ndeshja tjetër, e luajtur në “Niko Dovana” mes Teutës dhe Tiranës, u mbyll në barazim 1-1.
FT: TEUTA-TIRANA 1-1
Halili 3’/ D.Kapllani 70′
Me këto rezultatet, Partizani ngjitet në vend të dytë në kuotën e 19 pikëve, 6 më pak se Vllaznia kryesuese. Kukësi zbret në vendin e katërt, ndërsa Teuta ngjitet në vendin e tretë.
Rezultatet e javës së 11
/a.r,OraNews