Partizani “poker” Kukësit, “paqe” mes Teutës dhe Tiranës

0
122

Partizani i papërmbajtshëm! “Demat e Kuq” kanë mposhtur Kukësin e Skënder Gegës me rezultatin e thellë 4-1 në sfidën e javës së 11-të të Kategorisë Superiore.

Kjo është disfata më e thellë e Kukësit në Kategorinë Superiore. Asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur që skuadra verilindore të pësonte 4 gola në Superiore.

Vlen të theksohet fakti se Kukësi pësoi 4 gola vjet në Superkupë ndaj Partizanit në sfidën që përfundoi me rezultatin 4-2, por në kampionat nuk kishin arritur të pësonin asnjëherë 4 gola.

FT: PARTIZANI-KUKËSI 4-1

Asani 38′ , Bitri 48′ , Bardhi 69′ , Mala 79′ (p) / Ibrahimi 90′ (p)

Ndeshja tjetër, e luajtur në “Niko Dovana” mes Teutës dhe Tiranës, u mbyll në barazim 1-1.

FT: TEUTA-TIRANA 1-1
Halili 3’/ D.Kapllani 70′

Me këto rezultatet, Partizani ngjitet në vend të dytë në kuotën e 19 pikëve, 6 më pak se Vllaznia kryesuese. Kukësi zbret në vendin e katërt, ndërsa Teuta ngjitet në vendin e tretë.

Rezultatet e javës së 11

Rënditja

/a.r,OraNews