Peqin / Konfirmohen rastet e para me koronavirus

0
404

Gjatë përditësimit të saj Ministria e Shëndetësisë dhe e mbrojtjes sociale ka bërë më dije se janë konfirmuar dy rastet e para me Covid-19 në bashkinë e Peqint e cila deri sot ishte e paprekur nga koronavirus.

Paraprakisht bëhet me dije se dy rastet e konfirmuara janë raste kontakti. Aktualisht numri I të infektuarve me Covid-19 në qarkun e Elbasanit është 46 nga ku 2 I përkasin bashkisë së Peqinit dhe 44 Elbasanit.

Përsa I përket jetëve të humbura në Elbasan numri është 5.

Njoftimi I Ministrisë: Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 67 raste në Tiranë, 5 në Shkodër, nga 4 raste në Krujë, nga 2 raste në Berat, Kavajë, Peqin, nga 1 rast në Durrës, Has, Korçë, Lezhë, Lushnjë, Vlorë, Sarandë.

Elbasaniflash.al