Kina ka regjistruar 127 raste të reja me koronavirus gjatë të enjtes, Komisioni Kombëtar i Shëndetit njoftoi të premten në mëngjes.
Kjo është dita e tretë radhazi që vendi raporton më shumë se 100 raste me Covid-19 brenda 24 orësh.
Mes rasteve të reja, 123 prej tyre ishin transmetuar në komunitet: 112 u konfirmuan në rajonin e largët perëndimor të Xinjiang kurse pjesa e mbetur në provincën verilindore të Liaoning.
Vendi po ashtu ka regjistruar edhe 11 raste asimptomatike të enjten. /abcnews.al/