Ushqimet që duhen konsumuar në mëngjes

0
229

Shumë njerëz e kanë zakon të dalin nga shtëpia pa ngrënë mëngjes. Mirëpo, dietologët e këshillojnë gjithmonë mëngjesin si vaktin më të rëndësishëm.

Ata sugjerojnë edhe pesë ushqimet kryesore që duhen konsumuar për të pasur një organizëm të mirë. Sipas Agroweb, janë bërë edhe disa studime te grupe njerëzish të ndryshëm për të cilët është arritur në përfundimin se çfarë duhen konsumuar.

Tërshëra

Ajo krijon një shtresë mbrojtëse në stomak dhe parandalon çlirimin e acidit hidroklorik që është mjaft i dëmshëm për muret e stomakut.Tërshëra përmban fibër të tretshme që është mjaft e mirë për uljen e kolesterolit në organizëm.

Vezët

Shkencëtarët kanë zbuluar që ngrënia e vezëve në mëngjes jep energji dhe njëkohësisht pakëson nivelin e kalorive ditore në mënyrë të ndjeshme. Ndaj ju do të ndjeheni të lehtë gjatë gjithë ditës.

Boronicat

Studime të kohëve të fundit tregojnë se ngrënia e boronicave në mënyrë të rregullt dhe veçanërisht në mëngjes përmirëson kujtesën dhe rregullon tensionin e gjakut dhe metabolizmin.

Arrorët

Arrorët duhen ngrënë për mëngjes sepse përmirësojnë sistemin tretës dhe normalizojnë pehashin në stomak. Kujdes me sasinë.

Mjalti

Mjalti zgjon organizmin dhe i jep atij forcë dhe energji. Aktiviteti i trurit përmirësohet dhe nivelet e serotoninës, hormonit të humorit të mirë rriten./abcnews.al