Për tre ditë e zhdukur, gjendet 13-vjeçarja shqiptare në Itali

0
126

Një 13-vjeçare shqiptare u raportua e zhdukur para tre ditësh në Itali. E mitura u largua për të shkuar në shkollë dhe nuk u kthye më në shtëpi.

Kryebashkiaku i Pontecagnano ka bërë të ditur që Sara (e mitura) u gjet dhe është mirë.

Priten informacione të mëtejshme.

Itali: Tre ditë u zhduk 13-vjeçarja shqiptare në Pontecagnano. Vajza ishte larguar nga shtëpia të enjten në mëngjes për të shkuar në shkollë, por nuk ishte kthyer në shtëpi. Sara, 175 cm e gjatë, flokë të zinj kaçurrelë dhe sy kafe të errët, shqetësoi familjarët me largimin e saj.

Nëna e së resë kishte shkuar në polici në stacionin Pontecagnano dhe kishte raportuar të zhdukur dhe kërkimi për të miturën kishte filluar.

Pas 3 ditësh, ajo u gjet në Grosseto. Lajmin e bëri të ditur kryebashkiaku Giuseppe Lanzara me një postim në rrjetet sociale. “Më në fund, lajmi që prisnim: Sara u gjet. Nga lajmet mësojmë se ajo është mirë dhe po i bashkohet familjes. Faleminderit atyre që erdhën dhe kontribuan në hulumtim”.