Përdhunimi i 11-vjeçares nga 5 të rinjtë, babai dorëzon në polici të birin: Dola e kërkova vetë, ja ku e gjeta

0
74

Pesë të rinj dyshohet se kanë përdhunuar një vajzë 11 vjeçare në Prishtinë. Autori i fundit i dyshuar, 19-vjeçari Shkëlqim Kameri është dorëzuar në polici ditën e sotme nga babai i tij.

I riu mësohet se po merret në pyetje nga policia. Babai i tij në një prononcim për Gazeta Sinjali, tha se i biri s’ka qenë djalë problematik, duke ia hedhur fajin shoqërisë së tij, teksa theksoi se nuk do gjejë avokat për 19-vjeçarin.

“Ma mirë mos qofsha hiç, më mirë me më mbyt mua, mos me qenë gjallë se që jam prind. Unë vetë e kam dorëzuar Shkëlqimin në Polici. Ai s’ka qenë djalë problematik, i urtë, punëtor, e morën në qaf tjetër kush, e na morën në qafë edhe neve, tri shtëpi na kanë blloku krejt. Mos vet. S’kam për t’i gjetur avokat, me çfarë ta paguaj, punët ligsht. Me një rrogë 8 anëtarë”, tha ai.

Ndërsa rrëfeu se familja nuk e dinte se ku ishte i biri. Ai rrëfeu se doli ta kërkonte vetë dhe e gjeti në Koliq.

“Ma mirë me qenë i vdekur, se i gjallë. Shkëlqimi s’ka qenë në shtëpi, se kam ditur ku është. Unë vetë e kam dorëzuar në Polici. Në Koliq e kam takuar. Kemi dalë me ta kërkojmë edhe na ka dalë në udhë përpara”, përfundoi babai i 19-vjeçarit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur fillimisht në parkun e Dragodanit në Prishtinë, për të vazhduar më pas në një vendndodhje tjetër të panjohur.

Sipas dyshimeve të para, fillimisht tre të miturit, G.Rexhepi, Xh.S. dhe G.J., përdhunuan vajzën e mitur, në lagjen Arbëria, në Prishtinë.

Më pas aty shkoi edhe 26-vjeçari Ekrem Rexhepi, i cili është telefonuar nga vëllai i tij G. Rexhepi.

26-vjeçari raportohet se ka shkuar deri aty me makinën e tij ‘PickUp’ dhe ka futur në automjet vajzën 11-vjeçare, si edhe ka marrë vëllain dhe dy të miturit e tjerë të dyshuar.

Rrugës, te varrezat dyshohet se ka zbritur nga mjeti G. Rexhepi dhe i mituri Xh. S. Ndërsa Ekremi ka vazhduar rrugëtimin me të miturin tjetër G.J., drejt një vendndodhje të panjohur.

26-vjeçari dyshohet se ka ndaluar makinë dhe e ka përdhunuar 11-vjeçaren. Për të mos mbaruar me kaq kjo ngjarje e rëndë, Ekremi ka telefonuar të dyshuarin e pestë, Shkëlqim Kamerin, i cili po ashtu dyshohet se përdhunoi të miturën.