Përfundon numërimi në Peqin, konfirmohen kryetarët e rinj të PD-së (EMRAT)

0
190

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kreun e PD-së në degën e Pqeinit dhe Devollit. Fitues në Devoll është shpallur Elvis Hajdërrli me 599 vota. Ndërsa kandidatët e tjerë u votuan si më poshtë:

Arben Miza, 197 vota
Aleks Xhaçi, 105 vota
Çlirim Hoxha, 10 vota
Ervis Kaso, 30 vota
Klevis Milo, 35 vota

Njoftimi për Devollin:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Devoll.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Devoll shpallet z. Elvis Hajdërlli me 60.7 % të votave.

Gjithashtu Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar për mbylljen e procesit të numërimit në Peqin ku fitues është shpallur Mustafa Pashja.

Njoftimi i Komisionit të Rithemelimit:

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në PD Dega Peqin.

Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Peqin shpallet z. Mustafa Pashja me 50.6 % të votave.