Ka përfunduar pas rreth 3 orësh seanca e rradhës kundër Arbër Paplekajt , I akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit. Prokuroria ka kërkuar kohë për tu njohur me kërkesat e avokatëve ndërsa avokati mbrojtës I Arbër Paplekajt ka kërkuar rihetim të dosjes dhe rishqyrtim të disa akteve të ekspertizës. Pritet që ditën e hënë në orën 12:45 të jepet vendimi I gjykatës për dosjen Paplekaj.
Së bashku me Paplekajn në sallë kanë qenë dy sih nëndrejtorët e policisë së Elbasanit Niko Palla dhe Albert Nushi si dhe 6 efektivët e grupi të posaçëm të Shqiponjave që vijojnë të jenë të pezulluar nga detyra për shkak se nuk kanë vepruar conform ligjit ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë.
Pjerin Xhuvani mbeti I vdekur në vend në lagjen 5 Maji të Elbasanit pas një përplasjeje me grupin e mbrojtjes së votës të PD.
/elbasani flash