Ka përfunduar paar disa minutash takimi mes kryeministrit Albin Kurti, presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në prani të ndërmjetësuesve të BE-së Miroslav Lajçak e Josep Borell. Presidenti i Serbisë ka thënë se pala kosovare nuk ka pranuar propozimin për Asociacionin.
Ai po ashtu tha se për “çështjen kyçe” të formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, është e qartë se “Prishtina nuk dëshiron ta përmbushë obligimin e saj të dhjetë viteve më parë”.
“Për mua ishte e qartë. Sot arritëm të mbështetemi në mur. Është e papranueshme për ta në draft për shkak të Kushtetutës së Kosovës, që nuk duan një Republikë Srpska të re. Dhe pastaj arritëm në pikën e tretë, që është situata aktuale. Pas zgjedhjeve të turpshme dhe jolegjitime në veri të Kosovës, ku votuan 3.4 për qind. Si të tejkalohet situata aktuale. BE-ja doli me propozimin e saj, unë e pranova, Prishtina e refuzoi”, tha presidenti i Serbisë.
“Në vitin 2015, unë dhe [kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Isa] Mustafa nënshkruam parimet [për Asociacionin] dhe tani ata po heqin dorë nga të gjitha parimet, duke thënë se askush nuk mund t’i pranojë ato, sepse kështu e thotë Gjykata Kushtetuese [e Kosovës]”, tha presidenti serb.
Ai shtoi se shpreson që deri në raundin e ardhshëm në nivel teknik do të ketë një reagim nga të tjerët që mund të “ndikojnë në ndryshimin e qëndrimeve të tilla”.
“Përndryshe, kam frikë se të gjithë jemi në një qorrsokak të madh. Unë nuk jam optimist, por mund të premtoj se do të bëjmë çmos për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha Vuçiq.
“Shpresoj që në raundin e ardhshëm të ketë një reagim të disa të tjerëve që mund të ndikojnë në ndryshimin e qëndrimeve të tilla, nuk jam optimist, por mund të premtoj se do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha presidenti serb.
Paraprakisht draft- statuti për Asociacionin, para palëve, është prezantuar nga koordinatorja e Ekipit Menaxhues, Danijela Vujiçiq.