Rikthehet çështja “Skënderbeu”. Ekipi korçar ka marrë sot një lajm të hidhur nga Gjykata Federale pasi nuk ka arritur të fitojë dot gjyqin, teksa është lënë në fuqi vendimi i KAS-it.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare, ku ndër të tjera shkruhet se pavarësisht argumenteve të pakundërshtueshme të paraqitura në proces, trupa gjykuese e përbërë nga 5 anëtarë, përmes një vendimmarrje me shumicë të thjeshtë votash, 3 vota pro dhe 2 kundra, vendosi rrëzimin e rekursit të kryer nga KF Skënderbeu, duke konfirmuar vendimin e mëparshëm të CAS-it.
Në njoftimin e Skënderbeut thuhet se po shqyrtohen të gjitha mundësitë për një ankim të mëtejshëm në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, ‘pasi në asnjë mënyrë nuk mund të konformizohet me një vendim i cili, në çmimin tonë, cenon rëndë parimet e të drejtës për një proces të rregullt ligjor.’