Roberti i përgjigjet Feros: “Nga 30 koncerte që ke pasur, të kanë rrahur 65 herë”!

0
172

Gjithçka nisi me reperin Fero, i cili  kishte dëgjuar një deklaratë të Robertit në një emision, ku i vënë përballë zgjedhjeve mes Flori Mumajesit dhe Feros, ai iu drejtua Eneda Tarifës duke i thënë: “Këtë mundesh edhe me adoptu me bë çun, i ka 13 vjet”.

Kaq mjaftoi që Fero të nsite një sërë postimesh ku tallej me tarifat e koncerteve të Robertit, pasi një fans i shkroi se këngëtari kishte kënduar për 400 euro në një festë në shtëpinë e tij.

Edhe përgjgija e Robertit nuk vonoi fare teksa i kthehet Feros se  në të gjithë karrierën e tij ka pasur 30 koncerte, dhe gjatë tyre, e kanë rrahur 65 herë.

Si një kundërpërgjigje ndaj nofkës Robelt, këngëtari e quan reperin Felo, dhe i thotë se është shumë shpejt t’ia shqiptojë emrin si duhet, pasi akoma nuk i kanë dalë dhëmbët e pjekurisë.

“FeLo krejt karrierën e vet i ka pas 30 koncerte ku menaxheri ja ka mar 90% e prej 30 koncerteve 65 herë e kanë rrahur n’skenë, mrapa skenës edhe tu hi n’ker ni shkelm e mandej ne albi mall dajak dekterna nkjamet. te don Robelti qum hala smunet emnin me ma shqiptu se hala dhomt e pjekuris nuk i kan dal se i ka 13 vjet o felo felo”, ka shkruar ai.