Përkeqësohet sëmundja e Brad Pitt: Nuk njoh më as fytyrat e miqve dhe të afërmve

0
90

Brad Pitt nuk njeh më fytyrat e njerëzve, madje as të afërmve dhe miqve më të afërt.

Ai vuan nga një sëmundje e rëndë çrregullim neurologjik që nga viti 2013, por me kalimin e viteve sëmundja është përkeqësuar.

Siç rrëfen ylli për “GQ” bëhet fjalë për prosopagnosia, edhe pse asnjë mjek nuk e ka diagnostikuar ndonjëherë.

“Askush nuk më beson! Dua të takoj një person tjetër që vuan nga kjo”, tha ish-bashkëshorti i Angelina Jolie, duke rrëfyer se kishte frikë se në të kaluarën kishte lënë përshtypjen e “shkëputjes” për shkak të sëmundjes së tij.

Pitt pretendon se ka qenë i sëmurë që nga viti 2013, kjo është arsyeja pse ai e ka kaluar shumicën e kohës brenda për vite me radhë.