Përmbytjet në Shkodër, Berisha: Nuk është dora e Zotit por e robit hajdut, Rama dhe Balluku nuk prodhuan energji por…

0
56

Berisha: Kam ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet e paralajmëruara në qarkun e Shkodrës dhe erdha për të shprehur solidaritetin timj më të thellë për të gjithë banorët e këtij qarku, për autoritetet vendore. Për punën dhe përpjekjet e mëdha në kushte shumë të vështira.

Kjo fatkeqësi natyrore nuk është e ralle por e vecantë. Eshte dora e robit hajdut .

E them sepse kjo u krijua kryekeput nga keq administrimi i kaskadës, të diktuara nga vjedhja qeveritare. Gjatë ketyre ditëve, Rama dhe ministrja e tij Balluku nuk kanë prodhuar energji por kanë blere energji me 22.6 euro megavati në bursë në një kohë kur energjia e kontraktuar 10 mln euro mund të prodhohoj pa asnjë lloj kufuzimi, pasoje në kaskadën e drinit. Sot Edi Rama fajin e gjen te mediat dhe opozita për vjedhjen dhe katastrofen që krijoi vetë. Pse them dora e robit hajdut? Sepse një javë më parë instituti i gjeoshkencës i ka dërguar në zyrat e të gjithë vendimmarrësve sinoptikën duke informuar se do ketë rreshje të fuqishme në Alpe, të jashtëzakonshme dhe se duhet të merren masa.