Përndiqte në gjendje të dehur 14-vjeçaren, nis procedimi penal për të riun

0
54

Një 28-vjeçar është vënë në procedim penal nga policia e Gjirokastrës.

Ai dyshohet se përpara dy ditësh po përndiqte në gjendje të dehur një 14-vjeçare.

Në njoftimin e policisë thuhet:

Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. M., 28 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi më datë 28.11.2024, në gjendje të dehur, dyshohet se ka përndjekur një 14-vjeçare.

 

Top Channel