PËRPLAS MAKINËN I DEHUR DHE KËRCËNON SHOFEREN! ARRESTOHET NGA POLICIA E ELBASANIT

0
342

DVP Elbasan

Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Vihet në pranga dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Kanosja”, shtetasin D. XH., 51 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet tjetër që drejtohej nga shtetasja A. G., 34 vjeçe, duke shkaktuar vetëm dëme materiale, dhe pas përplasjes së mjeteve e ka kanosur me fjalë 34-vjeçaren.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, shtetasit: K. Ç., 48 vjeç, banues në Elbasan dhe E. I., 37 vjeç, banues në Gramsh, pasi u konstatuan duke transportuar me një mjet tip kamionçinë, dru të prera në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh u kap shtetasi F. K., 35 vjeç, banues në Gramsh, i shpallur në kërkim policor nga Komisariati i Policisë Nr. 6 Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

35-vjeçari do t’i dorëzohet shërbimeve të DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme./Elbasani flash