Përplasen 4 automjete tek rruga e Elbasanit , plagosen 3 persona, dërgohen me urgjencë në spital

0
78

Katër automjete janë përplasur në rrugën e Elbasanit në Tiranë, ku si pasojë janë plagosur tre persona të cilët ndodhen në spital.

Ngjarja ka ndodhur rreth 30 minuta më parë, sakaq priten informacione mbi sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë: Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.05.2023, rreth orës 19:05, në Rrugën e Elbasanit, përballë një lokali, janë përplasur 4 automjete. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar tre shtetas, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendndgjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.