Përplasen makinat në Peqin, lëndohen pesë persona, dy në gjendje të rëndë

0
204

Pesë persona janë lënduar mesditën e kësaj të shtune si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Peqin.

Burime për ABC bëjnë me dije se në aksin rrugorë Elbasan –Peqin, në fshatin Pajove janë përplasur dy makina duke shkaktuar pesë të lënduar, mes tyre dy burra dhe tre gra.

Ndër të tjera mësohet se dy nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë nuk ka asnjë informacion tjetër në lidhje me identitetin e të lënduarve apo të shkaqeve të aksidentit.e.su./abcnews.al