Përplasja mes bandave shqiptare, i riu që u vra në Mykonos punonte në ndërtim

0
136

27-vjeçari shqiptar që u vra mbrëmjen e së hënës në Mykonos punonte në ndërtim. Sipas raportimeve të mediave në Greqi, i riu mori një plagë me thikë në kraharor të cilës nuk mundi t’i mbijetonte.

I riu shqiptar mbeti i plagosur pas një përplasjeje mes dy bandash shqiptare që përbëheshin nga 10 deri në 12 anëtarë. Ndërkohë, raportohet se policia e Mykonos në bashkëpunim me Rojet Bregdetare të ishullit “skanuan” të gjitha kamerat në zonë si dhe arrestuan tre persona.

Gjithashtu është lokalizuar edhe një djalë i ri që thuhet se është i dyshuari kryesor për vrasjen. Ai u shoqërua në komisariat ndërsa autoritetet po përpiqen të përcaktojnë motivin që çoi në përplasjen e dhunshme mes dy grupeve. Dyshimet e para janë që të bëhet fjalë për para të pashlyera. s.b/abcnews.al/