Përplasje me armë mes shqiptarëve në Greqi, policia: Konflikt për drogën

0
164

Një përplasje e armatosur ka ndodhur në Koropit të Greqisë mesditën e sotme. Mediat greke raportojnë se përplasja me armë ka ndodhur mes dy grupeve me origjinë nga Shqipëria. Mësohet se behet fjalë për një sherr për kontrollin e territorit me qëllim shpërndarjen e lëndëve narkotike sipas autoriteteve lokale.

Newsbeast.gr raporton duke iu referuar kryebashkiakut të Koropit se grupet bëhet fjalë për dy grupe romësh, të cilët sipas tij janë kthyer në një problem të madh sigurie në zonë.

Gjithçka nisi kur një makinë ka ndaluar anash rrugës dhe një pasagjer ka nxjerrë armën duke qëlluar një tjetër person që ishte në një Audi të bardhë.

Autori më pas është larguar me një “Opel Astra” ngjyrë gri, ndërsa ende nuk dihet gjendja e të plagosurit. Policia po punon për kapjen e autorit. Ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e kësaj përplasje.