Personat me aftësi të kufizuara, pandemia u rëndoi jetesën, shtoi varfërinë dhe papunësinë e tyre

0
160

Në Shqipëri jetojnë pak më shumë se 144 mijë persona me aftësi të kufizuara, kategori e cila përbën rreth 5 për qind të popullsisë rezidente.

Për shkak të kufizimeve biologjike, ata përballen me një sërë  problematikash të cilat përfshijnë mungesën e aksesimit të shërbimeve dhe pasjen e përkujdesjes së nevojshme nga institucioneve.

Nga ana tjetër, COVID-19 përkeqësoi gjendjen e tyre. Me apo pa pandemi, problemi kryesor i kësaj kategorie mbetet punësimi. Ndonëse nuk ka shifra zyrtare, sipas organizatave që kanë në fokus personat me aftësi të kufizuara, në tregun e punës kanë mundur të futen jo më shumës e 20 për qind e tyre.

Dhe sikur të mungonte, disa prej tyre madje humbën e edhe punën gjatë pandemisë. Gjithashtu, problem vijon të mbetet edhe mungesa e informacionit për t’u integruar në tregun e punës.

Për personat me aftësi të kufizuara, problematike mbeten gjithashtu masat e pagesës së aftësisë së kufizuar apo trajtimi i specializuar nga ana e institucioneve.

A2