Pesë të vdekur nga zjarri në një bujtinë në Bukuresht

0
168

Pesë persona humbën jetën si pasojë e një zjarri që e përfshiu një bujtinë në një fshat në veri të kryeqytetit të Rumanisë, Bukuresht, të martën në mëngjes

Gjatë ditës, ekipet e shpëtimit kërkuan nën rrënoja të ndërtesës për pesë persona të tjerë të zhdukur.

Autoritetet rumune thanë se 18 persona ia dolën t’i shpëtojnë zjarrit, ndërsa dy të tjerë pësuan djegie dhe po mjekohen në spital.

Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, edhe pse autoritetet thanë se ndërtesa nuk kishte certifikatë që tregon se është e mbrojtur nga zjarri.

Prokuroria rumune e ka nisur një hetim për ta gjetur shkaktarin e zjarrit vdekjeprurës.

 

Top Channel