Pioli zbulon planet për Zlatan Ibrahimovicin

0
253

Ibra do të ketë më shumë minuta të shtunën kundër Lazios, çka do të thotë se edhe mund të startojë.

Zlatan Ibrahimovic u rikthye nga lëndimi kundër SPAL dhe u duk i gatshëm për të kontribuar në skuadër.

Ai luajti 30 minuta dhe Stefano Pioli tani e ka pranuar se mund të marrë më shumë minuta kundër Lazios.

“Gjendja e tij fizike do të përmirësohet sa më shumë që luan. Ai luajti 30 minuta kundër SPAL, dhe dje është stërvitur shumë mirë. Shpresoj t’i jap më shumë minuta kundër Lazios”, deklaroi Setien. /Gazeta Express/