Plas kallashnikovi në Durrës, 56 vjeçari qëllon me armë fqinjin e tij (DETAJE+EMRAT)

0
59

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit, ku një 56 vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë në drejtim të fqinjit të tij.

Sipas informacionit të policisë mësohet se shtetasi Latif Paja gjatë një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikof në drejtim të fqinjit të tij Klajdi Jakupi, 40 vjeç, i cili gjatë të shtënave ka arritur të largohet me automjet dhe si pasojë është dëmtuar vetëm automjeti i tij nga të shtënat.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit tip kallashnikov dhe 2 krehëra me fishekë luftarakë në to, ndërkohë në prangat e policisë në kohë rekord ra edhe 56 vjeçari.

Njoftimi i plotë:

Durrës / Finalizohet operacioni policor i koduar “Antena”.

 

Ndërhyrja në kohë dhe puna profesionale e shërbimeve të Policisë parandalojnë përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë zjarri.

 

Qëlloi me armë zjarri (kallashnikov) në drejtim të fqinjit të tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet në kohë rekord dhe vihet në pranga 56-vjeçari.

 

Sekuestrohet arma e zjarrit me të cilën autori i dyshuar qëlloi në drejtim të fqinjit të tij.

 

Shërbimet e Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit se gjatë një konflikti për motive të dobëta midis 2 shtetasve (fqinjë me njëri-tjetrin), njëri prej tyre kishte qëlluar me armë zjarri në drejtim të tjetrit, për ta vrarë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Antena”, si rezultat i të cilit është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit, si dhe pas kërkimeve intensive dhe ndjekjes së shtetasit që qëlloi me armë zjarri, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

 

-L. P., 56 vjeç, banues në lagjen nr. 5, Durrës.

 

Ky shtetas gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov në drejtim të fqinjit të tij, shtetasit K. J., 40 vjeç, i cili gjatë të shtënave, ka arritur të largohet me automjet dhe si pasojë është dëmtuar vetëm automjeti i tij nga të shtënat.

 

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit tip kallashnikov dhe 2 krehëra me fishekë luftarakë në to.