Po ndiqnin Pokemon-in në vend të grabitësit, oficerët e policisë pushohen nga puna

0
95

Dy oficerë policie në SHBA  janë pushuar nga puna, pasi në vend që t’i përgjigjeshin telefonatës për grabitje po ndiqnin Pokemon-in ( lojë virtuale).

“Dy oficerët Louis Lotsano dhe Eric Mitchell po ndiqnin krijesat imagjinare në rrugë, duke luajtur lojën në telefonin e tyre”, citojnë mediet e huaja.

Në regjistrimin e  bisedave në makinën e policisë, është zbuluar se oficerët kishin marrë një thirrje për grabitje në një dyqan në Los Anxhelos, të cilën e kishin injoruar, duke vazhduar lojën në telefon.

Megjithatë  dy policët  mohojnë të kenë luajtur Pokemon. Të dy këmbëngulin se po flisnin veç për lojën.

Loja Pokémon është  bërë modë rreth vitit 2005 me miliona përdorues të mbërthyer në ekranet e pajisjeve  në kërkim të krijesave fantastike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu