Po strehoheshin në ndërtesën e braktisur, zjarri i merr jetën 4 personave, midis tyre një foshnje 3 muajsh e një fëmijë 3 vjeç

0
101

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Barcelonë, Spanjë.

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një ndërtesë të braktisur, ku strehoheshin 2 familje të varfra, e si pasojë gjetën vdekjen 4 persona, midis viktimave një foshnje dhe një fëmijë.

“Zjarrfikësit shpëtuan katër persona dhe u përpoqën të kthenin në jetë katër të tjerë (dy të rritur, një fëmijë dhe një foshnjë), por për fat të keq humbën jetën”, kanë shkruar zjarrfikësit e Barcelonës në Twitter.

Fëmija i vogël ishte 3 vjeç, ndërsa foshnja vetëm 3 mujash.

Katër personat e tjerë që i shpëtuan zjarrit, po trajtohen nga stafi mjekësor, i spitalit ku ndodhen.

Ndërtesat e shumta të braktisura, të papërshtatshme për banim të pushtuara ilegalisht nga të pastrehët në Barcelonë dhe zonat përreth, përbëjnë një rrezik serionë vend.