“Po të luajti njeri aty brenda…”, publikohen pamje të tjera nga dorëzimi në polici i Azgan Mernicës, çfarë i thanë familjarët

0
117

Pas shumë orë kërkimesh nga forca policore, mbrëmjen e djeshme autori i dyshuar i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave”, Azgan Mërnica u vetëdorëzua.

Ai u bind nga familjarët e tij dhe vendosi që të dorëzohet para uniformave blu, në afërsi të fshatit Dërmenas, aty ku mendohet se fshihej.

Nga pamjet e siguruara nga korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, 23-vjeçari shihet duke qeshur dhe tepër i qetë

Një videon e publikuar mbrëmjen e djeshme, dëgjohet një grua ku i thotë “Azgan… Zoti para, hajde rrugën e mbarë”.

Ndërsa në një video tjetër një i afërm i tij e këshillon dhe i thotë “nëse të luan njeri aty brenda…”, ndërsa Azgani e qetëson, nga mimika e tij lë të nënkuptojë që është shumë i qetë dhe se nuk ka aspak frikë.

Mërnica ekzekutoi më 13 maj me plumb në kokë efektivin 28 vjeç, Novruz Cenaliaj, e më pas u arratis.

 

Top Channel