Pogradec, makina përplas këmbësoren në vija të bardha

0
21

Makina përplas një këmbësore në vijat e bardha në aksin rrugor Pogradec-Lin pranë fshatit Udënisht.

Mësohet se këmbësorja është një grua rreth 60-vjeçe, e cila është transportuar në spitalin e Pogradecit me plagë të shumta në trup dhe ende nuk dihet gjendja e saj. 60-vjeçarja ka qenë duke kaluar nga një krah i rrugës në tjetrin kur mjeti e ka përplasur.

Policia mbërriti në vendngjarje, ndërkohë që pak metra më tutje janë përplasur dy mjete të tjera por pa të lënduar. Dyshimet e para për të dyja aksidentet është shpejtësia dhe lagështira.